Flet shqiptari i parë i vaksinuar ndaj COVID-19, thirrja e tij për qytetarët

Aktuale

Flet shqiptari i parë i vaksinuar ndaj COVID-19, thirrja e tij për qytetarët

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 20:47
Imer Shehu

Mërgimtari Imer Shehu u bë ndër shqiptarët e parë që u shfaq vullnetar për t’u vaksinuar ndaj Covid-19, vitin e kaluar në Londër.

Ai u zgjodh në mesin e 10.000 personave për ta testuar imunizimin në njerëz, derisa tha se në përzgjedhjen e tij mund të ketë ndikuar edhe nacionaliteti.

Gurbetqari që jeton në Londër nuk ia kishte frikën efekteve të vaksinës aq sa i druhej fushatës anti-vaksinim që bëhej atë kohë.

43 vjeçari u bëri thirrje qytetarëve që të mos kenë frikë dhe të imunizohen sa më shpejtë që të ketë sa më pak viktima nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat