Selimaj: Ja pse Serbia sjell bllokat në Kosovë me çmime më të lira, të ndërhyjë Dogana

Aktuale

Selimaj: Ja pse Serbia sjell bllokat në Kosovë me çmime më të lira, të ndërhyjë Dogana

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 22:41
Brahim Selimaj

Brahim Selimaj, nga Shoqata e Ndërtuesve të Kosovës, ka thënë se çdo qeveri duhet ta mbrojë prodhuesin vendor.

“Ne nuk duhet të flasim vetëm anën politike, prodhuesit vendor janë në gjendje të keqe dhe nuk kanë përkrahje të duhur nga shteti”.

Selimajtutje u shpreh se Serbia ka çmime të veçanta për Kosovën, që janë më të lira, vetëm e vetëm për t’i dëmtuar bizneset vendore.

“Serbia i qet bllokat në treg me dy lloj çmime, njërin për në Maqedoni, Mal të Zi e Shqipëri, ndërsa në Kosovë janë çmimet më të vogla, e bëjnë këtë që t’i shkatërrojnë prodhimet vendore në Kosovë”.

Për këtë ai tha se duhet të ndërhyjë Dogana e Kosovës.

“Dogana e Kosovës nuk duhet ta lejojë këtë, dhe duhet t’i detyrojë të hyjnë me ato çmime që kanë qenë para vitit 2016”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat