Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë nderit që Kosova i bëri Bidenit me Medaljen Presidenciale

Aktuale

Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë nderit që Kosova i bëri Bidenit me Medaljen Presidenciale

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 23:55
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Këtë të diel, Presidentja e Kosovës do t’i ndaj Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit Beau Biden, djalit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili shërbeu në Kosovë.

Mediumi amerikan, CNN shkroi duke thënë se Biden do të pranojë çmim nga Kosova në emër të djalit të tij, Beau.

Tutje, në këtë shkrim bëhet e ditur se Biden do të pranojë një çmim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Image

“Presidenti Joe Biden të dielën do të pranojë një çmim nga Presidenti i Kosovës në emër të djalit të tij Beau Biden për punën e tij që ka ndihmuar në forcimin e sistemit të drejtësisë të vendit të shkatërruar nga lufta, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë”, ka shkruar CNN.

Image

Një tjetër medium amerikan, “News95.7” shkroi duke thënë se “Presidenti amerikan Biden, u prek nga medalja e Kosovës për djalin e ndjerë, Beau”.

Kurse, “The hill” tha se Presidentja Osmani do të ndaj medalje për Beau Biden, për kohën e tij të kaluar atje pas luftës në Kosovë, në të cilën ai punoi me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), për të trajnuar gjyqtarë dhe prokurorë për ta forcuar sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat