Mërgimtarët presin deri në dy orë që të dalin nga Kosova

Aktuale

Mërgimtarët presin deri në dy orë që të dalin nga Kosova

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 23:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sipas matjeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona më të gjata janë krijuar në Merdare për të dalë nga Kosova se sa për të hyrë.

Sipas MPB-së, kolonat për ta lëshuar Kosovën janë rreth 300 metra, apo rreth dy orë e gjysmë, ndërsa për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona dhe qytetarët po presin prej 5 deri në 10 minuta.

Një mërgimtar që ishte duke e lëshuar Kosovën tha se në kolonë është duke pritur për gjysmë ore.

“Në Kosovë kemi kaluar mirë. Vitin e kaluar nuk kemi mundur të vijmë, në kolonë jemi përafërsisht që gjysmë ore. Pritja nuk është shumë e gjatë, tashmë jemi mësuar”, u shpreh ai.

Ndërsa, për një tjetër mërgimtar që tashmë ka marrë rrugën për në Gjermani, tha se ka tash e një orë e gjysmë që është duke pritur në radhë për ta kaluar kufirin në Merdare.

“Ne po shkojmë në Gjermani dhe po presim tash e një orë e gjysmë. Tashmë është bërë normale pritja. Në pushime kemi kaluar mirë dhe si çdo herë do të vijmë këtu në Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat