Kurti në “Anibar”: Veprat e puna e izolimit shkëlqejnë kur ua largojmë barrierat

Aktuale

Kurti në “Anibar”: Veprat e puna e izolimit shkëlqejnë kur ua largojmë barrierat

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 00:18
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në të gjitha format e ndryshme animacioni përfaqëson idenë e “dhënies së frymës”, “dhënies së guximit”, “gjallërisë dhe jetës”, vlera të cilat festivali tradicional tashmë "Anibar", i përfaqëson me animacionin si medium artistik, por edhe si format i kontributit shoqëror, ka thënë kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të edicionit të 12-të të festivalit ndërkombëtar të animacionit "Anibar", në Pejë.

"Anibar" si shumë nga organizimet kulturore e artistike në Kosovë, sipas kryeministrit, është vlerë e gjallërisë dhe jetës shoqërore në vendin tonë dhe se një forcë kulturore që e ngjall një qytet dhe një shtet të tërë, ka thënë ai.

Kurti në fjalën e tij ka përgëzuar organizatorët e "Anibarit" për sukseset e deritashme, duke shtuar se "askush tashmë nuk ka dyshim se vitet e ardhshme janë po ashtu vite të suksesit tuaj, të suksesit të "Anibarit", të suksesit të të gjithëve".

“Bukuria, imagjinata, kreativiteti e arritshmëritë e "Anibarit" nuk do të ishin aq mbresëlënëse sikur të mbetnin të izoluara në vakumin e artistëve e krijuesve. Veprat e puna e izolimit shkëlqejnë me potencialin e tyre të plotë kur ua largojmë barrierat, kur i hapim dyert e kufijtë e i ndajmë me botën e i bashkojmë të tjerët me ne, siç jemi ne bashkë me të tjerët edhe atëherë kur mbajmë distancë fizike”, ka thënë ndër tjera kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat