Nesër do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Aktuale

Nesër do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 07:25
Beau Biden dhe Joe Biden

Nesër do të mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, i cili është dekoruar me iniciativë të presidentes Osmani.

Ajo i ka dërguar letër Presidentit Joe Biden me të cilën e ka ftuar të marrë pjesë në ceremoni nëpërmjet video-adresimit, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar i Presidentes

Beau Biden ka vdekur nga kanceri në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e Presidentit amerikan.

Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat