Lajm i rëndë për Edi Ramën: Kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Aktuale

Lajm i rëndë për Edi Ramën: Kërkohet t’i ndalohet hyrja në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 31 korrik 2021 Në ora: 10:44
Aleksander Vuçiq, Edi Rama dhe Zaev

Pas forumit që u mbajt në Maqedoni ku edhe u nënshkrua një marrëveshje ndërmjet Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë, kanë vërshuar reagimet kundër kryeministrit shqiptar, Edi Ramës.

Analisti dhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, përmes një shkrimi ka goditur Edi Ramën, pas marrëveshjes të quajtur Ballkani i Hapur, për lëvizjen e lirë të mallrave.

Maxharraj thotë se, Rama po punon kundër shqiptarëve duke u rreshtuar krah Serbisë.

Ai kërkon nga Kosova që ta shpallin non grada në Kosovë.

“Le që je kundër Kosovës, le që je kundër vëllezërve tu në Kosovë, i betuar si pro serb, a jeni i vetëdijshëm se kah je kah e qon edhe vendin tenë Shqipërinë të cilën për shkak teje e tjerëve si ju, po e braktisin Shqipërinë për çdo ditë e më shumë”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

ÇFARË  ZORI KA BABLOKU EDI RAMA...

Ç’prej se mori pushtetin në Shqipëri babloku Edi Rama me zemër e me shpirt u rreshtua karshi Serbisë dhe Aleksandër Vuçiq, armikut shekullor të shqiptarëve nga i cili kanë pësuar më se shumti shqiptaret e Kosovës, por hiq më pak as ata të Shqipërisë gjatë luftërave te ndryshme.

Çfarë zori keni babloku Rama që bëni sjellje të këtilla pro serbe dhe antishqiptare?!

Luftoni për injorimin e Kosovës por s’leni gjë pa bërë, çoftë ajo edhe në dëm të Kosovës, për të plotësuar strategjinë gjeostrategjike serbo-ruse në dëm të asaj shqiptare.

Pse, dhe si është e mundur babloku Edi Rama të jesh aq i dashur, te përqafohesh me çetnikun Vuçiq dhe aq turpshëm ta urresh Albinin dhe Vjosën.

Bënë aleanca ekonomike te turpshëm si Minishengeni, e tash ia futet tjetër emër Ballkani i hapur. Ku janë në këto projekte interesuar shqiptar. Jo askund bablok. Këtu ka vetëm interesa serbe për gllabërimin e resurseve shqiptare, për dalje në det të Serbisë qe Serbia e kishte ëndërr të kamotshme.

E di se ti bablok nuk e ke përjetuar luftën e fundit çlirimtare në Kosovë ku djemtë e vashat tona si ujqit u përlesheshin me shakun, me të cilin ti tani pa fije turpi po përqafohesh me të.

Po, pse nuk ke turp bablok, Po, pse ti bablok i anashkalon interesat e kombit për vrasësit tanë serbë.

Pse e bënë këtë babloku, pse vepron kështu babloku Rama ndoshta duhesh ta pyesësh veten se çfarë gjaku ecë nëpër dejtë tu, apo ndoshta është e nevojshme te besh ndonjë ADN të shohësh veten se ku je, ku shkel me këmbet tua.

Ty baloka për sjelljet tua antishqiptare ndaj shqiptarëve të Kosovës, shteti i Kosovës duhet te leqoi, ta ndalon hyrjen në Kosovë, bile edhe te shpallë person non grada, sepse ti tashti e zgjodhe rrugën tende, e zgjodhe atë të Serbisë dhe pansllavizmit.

Unë nuk di se në të gjitha trojet shqiptare sot a ka ndonjë njeri më te urryer ndër shqiptar se sa ti bablok.

Le qe je kundër Kosovës, le që je kundër vëllezërve tu në Kosovë, i betuar si pro serb, a jeni i vetëdijshëm se kah je kah e qon edhe vendin tenë Shqipërinë të cilën për shkak teje e tjerëve si ju, po e braktisin Shqipërinë për çdo ditë e më shumë.

Pse, i ndoqe ç’prej se jeni në pushtet mbi gjysmëmilioni shqiptarë jashtë Shqipërisë për një kore buke kurse kasta e jote e korruptuar nuk ja dinë fundin pasurisë.

A nuk i frikohesh Zotit dhe Ligjit qe një ditë do te ulësh para tyre për te dhënë llogari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat