Anulohet fluturimi Prishtinë-Helsinki

Aktuale

Anulohet fluturimi Prishtinë-Helsinki

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një numër i madh i pasagjerëve kanë mbetur duke pritur më shumë se një orë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, meqenëse, siç thonë, avioni nuk është gati.

Pasagjerët janë ankuar për pritjen e gjatë.

“Ka 1 orë qe na lojnë me prit para hyrjes ne avion si peshqit pa ujë, pa klimë pa asgjë. I therrasin pasagjeret kurse avioni nuk eshte gati askund”, ka thënë një qytetar.

Megjithatë, nga kompania “Reiseburo Prishtina” ka thënë se fluturimi është anuluar për shkak të problemeve teknike të aeroplanit dhe se udhëtarët janë informuar se fluturimi është shtyrë për 1 gusht pas mesnate.

“Për çështje sigurie fluturimi është anuluar. Udhëtarëve u janë shtypur biletat e reja dhe kompania ka ofruar edhe mundësinë që atyre që kanë dëshirë të ndërrojnë edhe datën pa pagesë”, thanë nga kjo kompani.

Udhëtarja Fitore Durmishi i ka thënë portalit se nga mesnata deri tash në mëngjes nuk kanë qenë të informuar për shtyrjen e fluturimit.

“Kemi pasë me udhëtuar prej Prishtinës për në Helsinki në ora 01:40 edhe deri tani s’kemi marrë asnjë informatë. Sot pas orës 8 të mëngjesit kanë ardhë dy persona edhe na kanë thënë që është anuluar fluturimi. Ende jemi ne aeroport duke i kërkuar çantat që na kanë humbur. Kurrkush nuk po merr përgjegjësi dhe shumë maltretime kemi pasë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat