Reagon Bajqinovci për përgjimet në Prokurori, këto janë fjalët e tij

Aktuale

Reagon Bajqinovci për përgjimet në Prokurori, këto janë fjalët e tij

Nga: N.Sh Më: 31 korrik 2021 Në ora: 11:59
Mefail Bajqinovci

Gjatë ditës së djeshme dyshime të forta për keqpërdorime dhe afera korruptive në Prokurorinë e shtetit u bën publike përmes përgjimeve.

Brenda këtyre përgjimeve përmenden emra të lartë të sistemit të drejtësisë duke përfshirë edhe udhëheqës të lartë të këtij institucioni si dhe anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, i cili u shpreh se me këto përgjime është cenuar integriteti i sistemit prokurorial duke rikujtuar se LVV ka deklaruar edhe më herët që sistemi prokurorial është i kapur.

Tutje ai shton se drejtësia nuk bëhet me shantazhe, përcjell “Bota sot”.

Vettingu është i pashmangshëm, shkruan në fund deputeti.

Postimi i plotë:

Me këto përgjime është cenuar integriteti i sistemit prokurorial gjë që kemi deklaruar edhe më herët qe sistemi i drejtësisë konkretisht sistemi Prokurorial është i kapur dhe i shantazhuar.

Drejtësia nuk bëhet me shantazhe e as me klane, por me zbatim të përpiktë tē ligjit.

Vettingu është i pashmangshëm!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat