Holanda iu refuzoi vizat, familja e Hysni Gucatit nuk mund ta vizitojnë atë në Hagë

Aktuale

Holanda iu refuzoi vizat, familja e Hysni Gucatit nuk mund ta vizitojnë atë në Hagë

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:16
Hysni Gucati

Hysni Gucati nuk mund të vizitohet nga familjarët e tij.

Kjo për shkak se shteti holandez ua ka refuzuar vizat.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur, ushtruesit i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Klianku ka shkruar se arsyetimi i mosdhënëies së vizave ka qenë dëshmia e pamjaftueshme finaciare.

Postimi i plotë:

Edhe në këso vështirësi hasin familjarët që duan ta vizitojnë familjarin e tyre në burgun e Hagës.

Familjes së Hysni Gucatit nuk i jepen vizat me arsyetim të dëshmive të pamjaftueshme financiare, e që mendoj se këtu ka tendencë marrë parasysh se autoritetet holandeze e kanë të ditur që shpenzimet i paguan shteti i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat