Familja Imeri publikon emrat që janë në “Listën e Zezë” të SHBA-së por që kandidojnë për kryetar komunash në Kosovë

Aktuale

Familja Imeri publikon emrat që janë në “Listën e Zezë” të SHBA-së por që kandidojnë për kryetar komunash në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 31 korrik 2021 Në ora: 12:36
“Lista e Zezë”

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë publikuar disa emra që sipas tyre janë në “Listën e Zezë” të SHBA-së.

Daut Haradinaj, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa, janë disa emra që sipas familjes Imeri janë ‘non grata’ nga SHBA.

Është për çudi se këto personalitete tashmë garojnë për kryetar komunash në Kosovë.

Postimi i familjes Imeri:

Partitë politike që garojnë me kandidatë për kryetar komunash të cilët jo pahiri gjenden në listën e zezë amerikane nuk i sjellin ndonjë të mirë partive as Kosovës!

 - ata që janë persona non grata për Amerikën duhet të jenë larg politikës!

AAK -ja me Daut Haradinaj

PDK-ja me Ramiz Lladrovcin

PDK-ja me Sami Lushtakun

PDK-Rrustem Mustafa etj

bile shpesh i dëgjon të thonë  se sa proamerikan dhe sa shumë e duan Amerikën ? ...

Nuk është marre të merreni me bagëti tash keni qindra hektar toke ose mijëra hektarë tokë... është marre të mbetet  djerrinë

- keni blere pas luftës hektarin 5 euro, nderone token duke punuar

 -faktikisht ai është edhe zanti me të cilin mund të krenoheni

dhe aty nuk u pengon lista e zezë nëse ajo nuk merr kahje tjetër?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat