Rastet me Covid vazhdojnë të rriten, kaq u shënuan në 24 orët e fundit

Aktuale

Rastet me Covid vazhdojnë të rriten, kaq u shënuan në 24 orët e fundit

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit nga 3,788 mostra të marra.

Që nga fillimi i pandemisë deri më sot janë konfirmuar gjithsej 108,365 raste pozitive.

105,657 janë shëruar dhe 2266 kanë humbur jetën.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë po vazhdon të bëjë thirrje për vaksinim për t’u ruajtur edhe nga rreziku i përhapjes së variantit Delta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat