Bedri Hamza kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Aktuale

Bedri Hamza kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

Nga: A.M Më: 31 korrik 2021 Në ora: 21:00
Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka zyrtarizuar Bedri Hamzën si kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës.

Krasniqi zgjodhi disa fjalë interesante për të prezantuar kandidatin e partisë së tij për komunën e Mitrovicës.

“Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës.

Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit”, shkroi Krasniqi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nga një qytet me rëndësi të veçantë siç është Mitrovica, dhe nga një vend i kujtimeve të mira siç është Ëmbëltorja Ballkan, jam shumë i lumtur ta shpërndaj një lajm po ashtu të veçantë, të mirë e të rëndësishëm që do t’i flladitë zemrat e qytetarëve të Mitrovicës.

Bedri Hamza është Kandidati i PDK-së për Mitrovicën në zgjedhjet e tetorit.

Një profesionist të lartë, një punëtor të madh, një njeri të urtë e të ndershëm si Bedri Hamzën do të donte ta kishte të vetin secila komunë. Por, këtë fat e ka Mitrovica.

Një fat i mirë dhe i rrallë ky që me padurim do të përqafohet nga të gjithë qytetarët – për t’i dhënë fund talljes së gjatë me qytetin e tyre, e për t’i dhënë seriozisht shans jetës që ata e meritojnë.

Sepse, të gjithë pajtohen: S’ka si Bedri Hamza!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat