Skandaloze/ Provokohen turistët nga Kosova, në Gjirin e Lalëzit lëshohet muzika serbe

Aktuale

Skandaloze/ Provokohen turistët nga Kosova, në Gjirin e Lalëzit lëshohet muzika serbe

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:32
Gjiri i Lalëzit

Shumë turistë nga Kosova, janë duke i shijuar pushimet gjatë këtyre ditëve të nxehta në Shqipëri.

Vetëm mëngjesin e ditës së sotme, raportohet se më shumë se 30 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë.

Një plazh i frekuentuar nga turistët e Kosovës, është edhe ai i Gjiri të Lalëzit.

Por, atje duket se provokohen, përcjell Bota sot.

Një gjë e tillë mund të shihet nga një video e publikuar në Facebook, ku dëgjohet muzika serbe gjatë mbrëmjes në këtë pjesë.

Në Shqipëri, pos turistëve nga Serbia, po pushojnë edhe të tjerë nga Rusia./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat