Lajm i keq: Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Lajm i keq: Rriten rastet me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 1 gusht 2021 Në ora: 14:59
Pamje nga vaksinimi në Kosovë

Rastet me Koronavirus në Kosovë kanë shënuar rritje gjatë 24 orëve të fundit.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 100 raste të reja pozitive.

Nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa 3 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi nga MSH:

01 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.849 testime, 100 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660.

Në total numri i rasteve aktive është 539.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat