“Donika Gërvalla nuk shkarkohet, ajo është tmerri dhe ferri juaj”

Aktuale

“Donika Gërvalla nuk shkarkohet, ajo është tmerri dhe ferri juaj”

Nga: N.Sh Më: 2 gusht 2021 Në ora: 09:14
Donika Gërvalla

Javën e kaluar në mediat në Kosovë, u spekulua se ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla do të jap dorëheqje nga posti i saj.

Pas këtyre lajmeve ishte deklaruar edhe vet kryeministri Kurti.

Për këtë çështje profesor dr. Binak Maxharraj pohon se Donika as nuk dorëhiqet e as nuk shkarkohet.

Sipas tij, dorëheqjen e saj e kërkuan strucat në Kosovë.

Maxharraj thotë se Donika është tmerri dhe ferri i tyre, pasi që e thotë të vërtetën për vjedhjet dhe plaçkitjet e tyre.

Ai shton se ajo nuk shkarkohet se e votoi populli.

Postimi i plotë:

JO NUK DORËHIQET E AS NUK SHKARKOHET DONIKA GERVALLA.

Donika Gërvalla pa u ulë mirë në karrigen e Ministres për Punë te Jashtme dhe Diasporës nga liderët mistreca dhe struca kërkuan që ajo të shkarkohet nga Kryeministri Kurti.

Por, jo o të gjorë, o mjeran nuk dorëhiqet e as nuk shkarkohet vajza e heroit të kombit Jusuf Gervallës, sepse kur baba i saj luftonte për lirin e kombit derisa e vranë për shkak se kërkonte liri, ju që sot po e kritikoni Donikën atëherë ishit askushi, apo punonit si pastrues apo shisnit farmerka nëpër Evropë.

Nuk dorëhiqet e as nuk shkarkohet Donika Grëvalla sepse ajo është tmerri dhe ferri për ju, po ua thotë haptas të vërtetën për vjedhjet dhe plaçkitjet e juaja, sepse ajo për të gjitha këto po kërkon nga ju përgjegjësi. Dhe ligji do të ju zënë së shpejti nuk keni kah shkoni.

Nuk shkarkohet ministrja Donika Gërvalla sepse atë populli me votën e vetë e solli në këtë pozitë e cila e vetme mori më shumë vota se sa ndonjë parti që sot e kritikon.

Ministren Donaika Gërvalla nuk e shkarkon as kryeministri Albin Kurti sepse është ministrja me aktive, më e zonja në qeveri.

Kryediplomatja lajmet e rreme për shkarkimin e saj janë pjell e atyre që e humbën pushtetin e tashti ulurojnë si ujqit nga opozita. Ajo sot deklaroi se nuk ka asgjë të vërtetë rreth shkarkimit te sajë “Nuk ka asgjë të vërtetë në ato pohime. Është vazhdim i një fushate joserioze, e cila, në mungesë të skandaleve dhe keqpërdorimeve, të cilat i kanë shoqëruar qeveritë e mëparshme, përmes plasimit të lajmeve të pavërteta synon të krijojë huti tek qytetarët”, ka thënë ajo.

Pra, dorëheqjen e sajë e kërkojnë vetëm ata qe kanë mbetë pa pushtet dhe s'po mund te akomodidohën në opozitë, sepse opozita nuk po ju jep mundësinë për vjedhje dhe hajni.

Por Donika Gërvalla është e fortë e qëndrueshme, e pa korruptuar dhe atdhetare dhe detyrën po e kryen me ndër e përkushtim ashtu siç i premtoi popullit në zgjedhjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat