​Kuvendi voton për zgjedhjen e tre anëtarëve të KPM-së

Aktuale

​Kuvendi voton për zgjedhjen e tre anëtarëve të KPM-së

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 13:39
Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës është në proces të votimit për zgjedhjen e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Medieve (KPM). Votimi në këtë proces po zhvillohet i fshehtë derisa në sallë nuk janë të pranishëm deputetët e opozitës.

Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje tha se nga 22 kandidatë që kanë aplikuar vetëm 16 janë intervistuar, pasi 3 prej tyre nuk kanë përmbushur aplikacionin për intervistim, 2 janë tërhequr për arsye personale, ndërsa 1 kandidat nuk ka marr pjesë në intervistim.

Nga komuniteti shumicë për dy anëtar të Komisionit të Pavarur të Medieve janë propozuar, Hysni Mustafa, Luljeta Aliu Krasniqi, Arbër Jashari dhe Vlorë Berisha, ndërsa nga komunitetet pakicë janë propozuar Fatih Basha dhe Maja Staletoviq.

Ramadani: Nga 22 kandidatë vetëm 16 janë intervistuar

“Rekomandohet Kuvendi i Kosovës që të bëjë emërimin e tre anëtarëve të KPM-së me votim të fshehtë, për dy anëtar të Komisionit të Medieve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar propozohen kandidatët që më së shumti kanë marr pikë, Hysni Mustafa, Luljeta Aliu Krasniqi, Arbër Jashari dhe Vlorë Berisha. Kuvendi bënë përzgjedhjen e dy anëtarëve të KPM-së nga katër të propozuar për një anëtar të KPM-së nga komunitete tjera propozohen kandidatët që kanë marr më së shumti pikë si në vijim Fatih Basha dhe Maja Staletoviq. ..Nga 22 kandidat që kanë aplikuar ka intervistuar 16 kandidat për arsye se 3 kandidat nuk kanë mbushur aplikacionin për intervistim 2 kandidat për arsye personale janë tërhequr nga kandidati dhe 1 kandidat nuk ka marr pjesë fare në intervistim. Komisioni ad-hock për zgjedhjen e anëtarëve të KPM-së pas intervistimit të kandidatëve të nominuar për anëtar të KPM-së I propozon Kuvendit zgjedhjen e tre anëtarëve të KPM-së“, tha ai. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat