Bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

48 persona janë infektuar me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, 5 qyterarë janë shëruar, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

02 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.288 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665.

Në total numri i rasteve aktive është 582.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat