Pse doli nga VV-ja? - Flet Shpend Ahmeti

Aktuale

Pse doli nga VV-ja? - Flet Shpend Ahmeti

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 22:58
Shpend Ahmeti

Për herë të parë, publikisht, Shpend Ahmeti e ka pranuar që ishte duke kërkuar arsye që të dalë nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi që ishte ndiher shpeshherë i tepërt në partinë e Kurtit.

Në një rrëfim për Pressing, ai ka thënë se srsye për këtë është tratimi i tij në parti, ku shihej me dyshim dhe mosbesim në mënyrë të vazhdueshme.

“Unë veten e kam pa të tepërt në VV shumë herë dhe kam lypë arsye për me dalë. Po e pranoj për herë të parë publikisht. Kam mujtë me nejtë dhe me më konsideru si njeri që na vynë për vota, por vendimet kryesore për aksione e gjëra, nuk i merr Shpendi e as nuk përfshihet”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se e kishte të vështirë të pajtohej me mënyrën e funksionimit të Kurtit.

Ai ka treguar një rast kur Kurti nuk donte të negocionte vet me Behgjet Pacollin dhe insistonte që këtë ta bënin Visar Ymeri e Dardan Sejdiu.

“Për shembull, Albini ka insistu që mos me shku në negociata me Behgjet Pacollin dhe AKR-në, por me shku veç Visar Ymeri dhe Dardan Sejdiu. Ka pasë plot këso gjëra dhe kanë qenë të çuditshme. Albini e ka këtë stilin që kur hyn në negociata ka qejf me i pastru krejt gjanat”, ka thënë Shpend Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat