Mesazhi i Aida Dërgutit që ndau VV-në, Ahmeti tregon se çfarë ndodhi vetëm një natë më parë

Aktuale

Mesazhi i Aida Dërgutit që ndau VV-në, Ahmeti tregon se çfarë ndodhi vetëm një natë më parë

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 23:19
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, e ka shpjeguar mesazhin ofendues të Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit, për herë të parë prej një aspekti më të kontekstualizuar të rrethanave.

Ahmeti, në rrëfimin për “Pressing” ka thënë se mesazhi, i cili ishte publikuar tre muaj më vonë, ishte shkruar vetëm një natë pasi që ishte festuar fitorja e tij në Prishtinë, kur Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi kishin thyer arrestin shtëpiak për të marrë pjesë në tubimin festiv.

Mesazhi i Aida Dërgutit që ndau VV-në, Shpend Ahmeti tregon çfarë ndodhi vetëm një natë më parë

Kryetari i Prishtinës dhe ish-nënkryetari i Vetëvendosjes, e ka shpjeguar mesazhin ofendues të Aida Dërgutit ndaj Albin Kurtit, për herë të parë prej një aspekti më të kontekstualizuar të rrethanave.

Ahmeti, në rrëfimin për “Pressing” ka thënë se mesazhi, i cili ishte publikuar tre muaj më vonë, ishte shkruar vetëm një natë pasi që ishte festuar fitorja e tij në Prishtinë, kur Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi kishin thyer arrestin shtëpiak për të marrë pjesë në tubimin festiv.

“Po e tregoj për herë të parë arsyen, ju e dini, atë mesazhin e famshëm të Aida Dërgutit. Ajo ka qenë një natë pasi që e vendosëm fitoren në Prishtinë dhe ne kemi dalë në shesh për të festuar, Albini më thirri në telefon dhe thotë a të vij në shesh. Ishte në arrest shtëpiak me Donika Kadajn. I thashë, dil në shesh veç mbaje përgjegjësinë se unë besoj që të arrestojnë. E ka thirrë Donikën, ajo ka thënë unë nuk isha dalë se s’po duan familje me u arrestu, por megjithatë po vij”, ka treguar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se Kurti kishte zgjedhur të dilte në podium në gjysmë të fjalimit të tij, gjë e cila e kishte nervozuar shumë ish-deputeten dhe ish-nënkryetarin e Kuvendit, Aida Dërguti.

“Vijnë në shesh, Albini qëndron prapa skenës, flet Visari, flasin të tjerët, nuk del Albini në skenë. Kur nis fjalimi im, në gjysmë të fjalimit, del Albini dhe Aida bëhet nervoz. Aida bëhet shumë nervoz dhe e kisha afër kur më thotë çka është ky, s’po do me lënë askënd dhe ka qenë kështu njëfarë storie”, ka rrëfyer ai.

Si pasojë e atij irritimit me Kurtin, të nesërmen, duke menduar se po shkruan privatisht me ish-sekretarin Dardan Molliqaj dhe jo në grupin e deputetëve të VV-së, Dërguti kishte reaguar me  shprehjen ofenduese ndaj Kurtit.

“Dhe masi u kry vrap mas Aidës dhe i thashë kadale çka ki, pse po bëhesh nervoz. Më tha, jo unë s’un e duroj kështu. Tash të nesërmen Dardan Molliqaj në grup e shkruan që e arrestuan Donika Kadajn e ajo ka mendu që po flet veç me Dardanin dhe e irritume prej qatij fakti thotë, e atë m***? Kjo shprehje, pastaj përdoret pas nja tre muajve. Kjo pra ka qenë shumë më herët prej momenti kur ka ndodhur”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat