“Kush është ai?”/ Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ironizon me Shpend Ahmetin

Aktuale

“Kush është ai?”/ Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ironizon me Shpend Ahmetin

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 00:10
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i VV’së Adnan Rrustemi thotë se nuk qëndrojnë deklaratat e Shpend Ahmetit rreth VV’së dhe kryetarit Albin Kurti. I pari i Prishtinës foli në Pressing për kohën sa ai ishte nënkryetar i VVsë.

Rrustemi i ftuar në emisionin “DPT te Fidani” tha se nuk komenton deklaratat e atyre që e “kanë përmbyll karrierën”.

 “A s’pate ndonjë temë më të rëndësishme me fillu intervistën? “Kush është ai? Çfarë faktori është në skenë”, tha Rrustemi.

“Asnjë prej atyre (deklaratave) nuk qëndron. Në fakt nuk do të doja ta komentoja as deklarimin e tij e as rrëfimin e tij por mbase vetë emisioni si rrëfim që ka njëfarë kuptimi për njerëzit që e kanë përmbyllur karrierën e shpjegon krejt atë që e ka thënë’, shtoi Rrustemi.

“Natyrisht që (Shpend Ahmeti) nuk është faktor. Asnjë prej atyre (deklaratave) nuk qëndron dhe madje pikërisht se nuk ka mundësi të demantohet sepse i mungon edhe mundësia për të diskutuar e ka lirinë z.Ahmeti për të deklaruar çfarëdo që dëshiron e mbase do ta ketë më të madhe pas tetorit të këtij viti”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat