Live: Vazhdon debati i ashpër mes pozitës dhe opozitës, këto janë temat që po debatohen

Aktuale

Live: Vazhdon debati i ashpër mes pozitës dhe opozitës, këto janë temat që po debatohen

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 08:02

(E plotësuar 13:47) - Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke iu drejtuar deputetëve tha që kushdo që e ka qoftë edhe një familjarë në institucione publike të mos flas fare.

Pas reagimit që ka pasur, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ai iu ka drejtuar duke e pyetur nëse mendon që motra e saj është punësuar në mënyrë profesionale.

“Nëse ti menon që motra jote u pranua në mënyrë profesionale ti nuk ke drejtë me fol fare në këtë Kuvend”,  ka thënë ai.

Ndërsa, Musliu iu ka kundërpërgjigjur duke thënë se motra e saj po kryqëzohet nga kjo Qeveri diferenciale.

“E kam motrën zyrtare të lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe jam shumë krenare. Ju jeni ata që e keni kryqëzuar motrën time sepse ju jeni diferencial, e keni kryqëzuar vetëm pse është motra e Ganës. Ti i ke pesë a gjashtë të punësuar në institucione”, ka thënë ajo.

Tutje, Konjufca ka thënë se përmendja e emrave nuk është e nivelit të tij por që është i gatshëm të sjellë një listë prej 150 personash familjarë të opozitës të punësuar në institucione publike.

“Nuk ka qenë kurrë niveli im me përmend emra. Unë përmendi gjëra vetëm kur dua me qit në pah hipokriten dhe gënjeshtrat. Nuk është në nivelin tim të diskutimit dhe nuk ma lejon ndërgjegje. A e kam përmend ndonjëherë motrën tënde deri në këtë rast Gane. Folni sa të doni në këtë Kuvend. Me fillua me ju numërua familjarët e juaj në BQK e Telekom. Unë mendoj që në këtë Kuvend ta bijë listën e saktë që shkojnë deri në nivelin e dhëndrit, vjehrrit. Vetëm opozita Gane po të betohem në vajzat e mija 150 familjarë t’i dorëzojë me listë”, ka thënë ai.

“I habitur nga lëshimi në këtë nivel të Konjufcës”,  është shprehur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

***

Dy partitë opozitare, PDK dhe LDK kanë kritikuar ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për mungesë guximi pas largimit të tij nga salla plenare, pas deklaratave të tij për keqqeverisje nga qeveritë e kaluara.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ministri Aliu duhet me pas një zor të madh me fol dhe mos me qëndru në seancë.

Tahiri: Njeri duhet me qenë në një zor të madh me fol dhe mos me qëndru në seancë

“Njeri duhet me qenë në një zor të madh me fol dhe mos me pas guximin të qëndrosh në seancë. Me i bërë nja 28 kontrata njëburimore pa procedurë të prokurimit qysh i ka bërë Liburn Aliu, mos qofsha në lëkurë të tij. Pasi çdo ditë pret me të ardh Policia dhe Prokuroria te dera”, tha ai.

Kritike u shfaq edhe deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

Bajrami: Kjo nuk është morale dhe etike

“Kjo nuk është morale dhe etike, nuk ka asnjë justifikim sepse tha po merrna pak me zjarrin. Ndërsa, dje të nderuar deputetë ai ishte jashtëzakonisht kundërthënës dhe konfuz. Për tenderin e tiketave ngjitëse arsyeja pse e kemi (pezulluar) tha se kemi pasur dy raporte të auditorit të brendshëm. Një ministër i cili e jep një tender të tillë korruptues që krejt Kosova pa i raporte te diti që është korruptues dhe ai e ka nënshkruar. Ai se dha asnjë përgjigje se pse tenderin e ka nënshkruar zëvendësi i tij në kohën kur ka qenë prezentë”, tha ajo.

***

Opozita ka kritikuar Qeverinë për mos pjesëmarrje në seancën plenare të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Fadil Nura ka thënë se sot do të duhej të diskutohej për hapa konkret të qeverisjes 100 ditore.

Sipas Nurës një gjë e tillë nuk po ndodhë pasi që Qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë se skandale.

“Mungesa e vullnetit për të bërë raportim këtu në Kuvend është dëshmi se kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë më shumë se skandale”.

Po ashtu, Nura Qeverisjen Kurti e ka quajtur mashtruese dhe model të qeverisjes mafioze.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka nisur fjalimin e saj duke falënderuar ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si e vetmja ministre prezentë bë debatin për 100 ditëshin.

Musliu ka thënë se puna 100 ditore i kësaj Qeverie është krejtësisht dështim skandalet e të cilës po mundohen t’i mbulojnë me arsyen se kanë fituar mbi 50 për qind të votave.

“LVV-ja për të mbuluar skandale ripërsëritë se përfituan mbi 50 për qind të votave. VV-ja erdhi në pushtet përmes propagandës e kauzës. Albin Kurti nuk kurseu as jetët e njerëzve për të ardhur në pushtet. Kemi të bëjmë me një demagod e një mashtrues. Qeveria e tij sot shpërndan tender sipas tekeve” është shprehur ajo.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, ka thënë se ata ndryshe janë sjellë kur kanë qenë opozitë e ndryshe pasi që rolet kanë ndryshuar.

“I kuptojë kolegët që po na xhelozojnë dhe që nuk dinë të bëjnë opozitë”, është shprehur ai.

***

Mulhaxha: Opozita po kritikon qeverinë sikur të ishte në fund të mandatit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollccaku, ka thënë se opozita po kritikon qeverinë sikur ajo të mos kishte kaluar 100 ditët e para të qeverisjes.

“Po kritikojnë sikur qeveria të kishte një mijë e 460 ditë në qeverisje, pra po flitet sikur për periudhën katërvjeçare”, është shprehur ajo.

Në fjalën e saj Mulhaxha ka përmendur pakot ekonomike të miratuara nga qeveria, ndërkaq ka përmendur edhe procesin e vaksinimit si sukses të ekzekutivit.

Ajo ka inkurajuar qytetarët që ta vaksinohen kundër COVID-19.

Vazhdimi i seancës për 100 ditët e Qeverisë me shumë pak deputetë e vetëm një ministre

Seanca e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për 100 ditët e para të Qeverisë Kurti 2 është duke vazhduar edhe sot.

Me kërkesë të të gjitha grupeve parlamentare seanca plenare u ndërpre dje për të vazhduar sot punimet që nga ora 10:00.

Opozita ka pasur kritika për mungesën e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave teksa të pranishëm shihen shumë pak deputetë.

E pranishme e vetme shihet ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ironizon Kastrati: Kurti nuk e përmendi si sukses raketën e Kokajt

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka thënë se Qeveria Kurti është qeveri e lodhur.

Na fjalën e tij a ka ironizuar me një pohim të deputetit Jahja Kokaj se në Kosovë mund të lëshohet raketë, për çfarë edhe ka argumentuar se di mund të ndodhë.

“U habita se si Kurti dje nuk e përmendi si sukses në 100 ditët e para këtë raketën e Jahja Kokajt”, ka thënë ai duke drejtuar gishtin nga bluza e tij në të cilën ishte e shtypur një figurë rakete.

“Çudi qysh ky njeri nuk ka lindur para Ismail Qemalit apo Hasan Prishtinës e ta rehatojë këtë vend. 100 ditëshi i parë duket sikur 100 ditëshi i fundit i çdo qeverie. Janë të lodhur. Qeveria është futur në autopilot dhe po ecë vet”.

Kastrati ka thënë se prioritet për qeverinë duhet të jetë dialogu me Serbinë.

Deputetja e LDK-së: Qeveria Kurti zhgënjeu qytetarët

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi ka renditur një varg akuzash ndaj Qeverisë Kurti.

Gjatë seancës plenare, ku po debatohet për 100 ditët e ekzekutivit, deputetja opozitare tha se qytetarët janë zhgënjyer nga Qeveria Kurti.

Sipas saj, kryeministri Kurti nuk ka prioritet zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve, por kapjen e shtetit.

Krasniqi: Qeveria Kurti më e dobëta në histori të vendit

“Qeveria Kurti në 100 ditëshin e parë të udhëheqjes së shtetit do të mbahet mend si Qeveria më e dobët në histori të drejtimit të vendit. Gjatë kësaj periudhe, qytetarët s’kanë parë asnjë vendim të mirë që do të mund të krenoheshin me punë e kësaj qeverie. 100 ditë zhgënjim, dëshpërim të madh për qytetarëve. Me pak fjalë kështu mund të përshkruhet puna e kësaj qeverie në këtë periudhë. Një qasje arrogante dhe aspekt shpresëdhënëse për qytetarët, fare nuk flitet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sepse janë fokusuar në kapje të shtetit”, tha ajo.

(E plotësuar 11:03)- Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri i ka kërkuar Qeverisë Kurti angazhim më të madh për vaksinimin e qytetarëve.

Në seancën plenare, ku po vazhdon diskutimi për 100 ditët e ekzekutivit, deputeti opozitar tha se shpërndarja e varantit Delta është i rrezikshëm dhe se Qeveria duhet të dalë me plan konkret për menaxhimin e situatës pas muajit shtator.

Tahiri: Qeveria të ketë pesëfishim të angazhimit për vaksinimin e qytetarëve

“E lusim qeverinë, ministrin e Shëndetësisë që ta rrisë këtë angazhim. T’i shtojë ekipet, të jetë prezent në qytetet e Kosovës në mënyrë që të bëhet e mundur një vaksinim më i madh i qytetarëve para shtatorit. Ne shohim shpërndarjen masive të variantit Delta, në këtë rast, po ashtu po kërkojmë pesëfishim të angazhimit të qeverisë në raport me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës. Nuk mendoj që shtatori të na gjen me një numër më të madh të qytetarëve. Në rast që do të kemi mbyllje të re, atëherë shëndeti i qytetarëve tanë të jetë sa më pak i kërcënuar nga virusi Delta”, tha ai.

(E plotësuar 10:58) - Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sërish të martën për të vazhduar debatin parlamentar për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti. Me të nisur seanca plenare filluan edhe përplasjet ndërmjet mazhorancës dhe opozitës. Mes diskutimeve, u përfshi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ironizoi për identifikimin me “keqqeverisjen” e kaluar.

Ishte deputeti Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, pyeti opozitën, por pa përmendur emër, se a është më mirë për të qenë praktikant i qeverisjes së mirë apo veteran i keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Uka: Praktikant i qeverisjes së mirë apo veteran i keqqeverisjes?

“A është më mirë praktikat i qeverisjes së mirë, apo veteran i keqqeverisjes dhe korrupsionit”, tha ai.

Më pas reaguan deputetët nga PDK të cilët kërkuan fjalën për replikë, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se deputeti Uka s’ka përmend emrin e asnjë partie, por nëse ndonjë prej partive identifikohet me keqqeverisjen mund ta marrë fjalën.

Konjufca: S’po besoj që PDK identifikohet me keqqeverisjen

“Pse në emër të PDK-së, nuk e ka përmend fare. E ka përmend keqqeverisjen, s’po besoj që ju identifikoni me keqqeverisjen”, shtoi Konjufca.

Në reagimin e tij, deputeti Bekim Haxhiu tha se janë krenarë me të kaluarën e PDK-së në qeverisje.

Haxhiu: PDK, krenare me të kaluarën

“Sa i përket të kaluarës, shikoni deputetët e PDK-së, çdo njëri është krenar me të kaluarën e vet. Qoftë para luftës, qoftë gjatë luftës dhe pas saj”, tha ai.

Këtë reagim e quajti të çuditshëm deputeti i LVV-së, Fitim Uka, i cili tha se është për keqardhje që keqqeverisja ka zëdhënës të saj.

Uka: Keqardhje që keqqeverisja ka zëdhënësa

“Personalisht fola për keqqeverisjen, por është e çuditshme se sa herë flitet për keqqeverisjen këtu ka disa zëdhënës të saj”, tha Uka./

***

Seanca për 100 ditët e Qeverisë pa praninë e kryeministrit e ministrave, mungojnë edhe disa deputetë

Seanca e Kuvendit në lidhje me punën 100 ditore të Qeverisë po mbahet pa praninë e kryeministrit dhe të ministrave.

Kjo seancë filloi me një fjalim kritikues ndaj opozitës nga deputeti i LVV-së, Fitim Uka.

Uka e ka kritikuar opozitën për mos reflektim.

“Opozita nuk mund të bëjë më shumë se kaq që po e shohim. Ka shpresë që opozita do të reflektojë”, ka thënë ai.

Theksojmë së të pranishëm në sallë janë pak deputet, kurse nga AAK-ja asnjë deputet akoma nuk ka arritur.

Ndërsa deklaratës së Ukës i ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu i cili ka thënë se këtu janë mbledhur të flasim për 100 ditëshin e qeverisë e jo të opozitës.

“Krejt çka i keni ofruar qytetarëve brenda këtyre ditëve është mashtrimi, hajnia, korrupsioni” ka thënë Haxhiu.

 Uka ka kundër replikuar duke thënë se sa herë që përmendet keqqeverisja, ka disa zëdhënës të saj që reagojnë.

***

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën debatohet për punën e Qeverisë Kurti për 100 ditët e para të qeverisjes vazhdon sot.

Seanca e nisur të hënën vazhdon sot në ora 10:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk krahasohet me ish qeveritë e kaluara.

Kurti tha se gara e tij nuk është me të kaluarën, por me të ardhmen. Sipas tij, këto 100 ditë janë kthesë drejtë zhvillimit.

Para deputetëve, kreu qeveritar ka paraqitur edhe të arriturat, që siç tha janë realizuar në këta muaj qeverise.

“Qeveria jonë nuk krahasohet me qeveritë e mëparshme, gara jonë po theksojë nuk është me të kaluarën, por të ardhmen. Këto janë ditët e kthesës drejtë zhvillimit”, tha ai.

Por, shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pasur kritika për fjalën e kryeministrit Albin Kurti në seancën mbi punën 100-ditore të qeverisë.

Ai tha se janë prezantuar shumë pak projekte që janë realizuar nga Qeveria Kurti 2, derisa shtoi se po e njëjta e ka humbur shpresën e qytetarëve.

Tahiri ka akuzuar Kurtin edhe për abstenim në qeverisje në katër komunat në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se raporti i punës për 100 ditët e Qeverisë së Kosovës është i thatë, dëshpërues, por është i vërtetë, pasi pasqyron qeverinë që ka marrë epitetin e qeveri praktikante dhe populiste.

Abdixhiku tha se kjo qeveri e sheh si fakt që Kosova po lulëzon vetëm pse ata janë tashmë në qeveri, pa bërë asgjë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat