​Kurti: Bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në Suharekë, duhet të ndjehen të sigurt

Aktuale

​Kurti: Bashkatdhetarët që kanë ardhur për pushime në Suharekë, duhet të ndjehen të sigurt

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 08:48
Bali Muharremaj dhe Albin Kurti

(E plotësuar 11:37) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve ku vendi po përballet me temperatura të larta.

Këtë thirrje Kurti e bëri gjatë vizitës që pati mëngjesin e së martës në Suharekë, pasi atje disa zona u përfshinë nga zjarri.

Kurti nga aty tha se bashkatdhetarët të cilët kanë ardhur për pushime në Suharekë, duhet të ndjehen të sigurt, por tërhoqi vërejtjen sërish për kujdes në mënyrë që zjarret që u fikën këto ditë, të mos rishfaqen.

Kryeministri ka vizituar Zonën Industriale, e cila ishte e rrezikuar nga përhapja e zjarreve, por që u shuan me angazhimin e madh të FSK-së, zjarrfikësve, organeve komunale e qendrore. Kryeministri Kurti bëri thirrje për kujdes të shtuar në këto ditë me temperatura shumë të larta.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm, meqenëse edhe sot, edhe nesër, edhe pasnesër, do të jenë temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme e bëjnë shumë më të vështirë fikjen e zjarreve më pastaj”, tha ai.

Image

Kryeministri Kurti i falënderoi edhe komunat e tjera që e ndihmuan Komunën e Suharekës, e cila siç tha ai, e ka një florë dhe faunë të jashtëzakonshme dhe bjeshkë shumë të pasura.

“Në veçanti, dua të falënderoj vullnetarin, qytetarin e Suharekës dhe jo vetëm të kësaj komune, të cilët bashkë me institucionet këtu, ishin në front të kësaj situate emergjente dhe tash për tash arritën me sukses që dëmet materiale t'i kemi sa të më të vogla, ndërkaq ato njerëzore të mos na shfaqen”, tha kryeministri Kurti.

Situata e rënduar nga zjarret, Kurti viziton Suharekën

Pas zjarreve që përfshinë disa pjesë të Komunës së Suharekës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkoi për vizitë.

Kurti bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremajkanë vizituar Zonën Industriale dhe fshatin Studençan.

Kurti e Muharremaj vizituan edhe zjarrfikësit në këtë komunë, ku nga aty u bë e ditur për intervenimet që kanë bërë zjarrfikësit në disa zona të cilat i përfshiu zjarri.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Po ashtu zjarrfikësit i treguan Kryeministrit për punën e tyre pa pushim që kanë bërë prej se u shkaktua zjarri.

Kurti shkoi që të shoh nga afër të shoh gjendjen që u shkaktua nga zjarri për të parë më pas se si do të veproj qeveria karshi kësaj.

“Jam këtu në mënyrë që të njoftohem për së afërmi me gjendjen pas një numri të madh të shpërthimit të zjarreve në këtë Komunë dhe të shoh si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqendruar te nevojat urgjente së pari. Edhe kryetari Muharremaj, ka bashkëbiseduar me banorët e Studençanit është interesuar për gjendjen e tyre edhe pse gjatë gjithë kohës kryetari ka qenë në terren gjatë gjendjes së krijuar nga shpërthimet e fuqishme të zjarreve. Nga Njësiti i Zjarrfikësve në Suharekë, kryeministri dhe kryetari I Komunës janë njoftuar me gjendjen momentale në rajonet e prekura nga zjarret”, është shprehur Kurti. 

***

Tash e disa ditë komuna e Suharekës është duke u ballafaquar me disa vatra zjarri.

Kryetari i komunës, Bali Muharremaj mëngjesin e kësaj të marte ka pritur kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Muharremaj deklaroi se gjendja është e rënduar dhe kapacitetet i kanë të vogla.

“Gjendjen e kemi të rëndë, por jemi duke u munduar që ta kontrollojmë. Kemi kërkuar ndihmë edhe prej FSK-së, por i kemi kapacitetet shumë të vogla, ku kemi vetëm 12 zjarrfikës. Temperaturat janë të larta por përveç temperaturave kemi edhe një erë të fortë gjë që e ndihmon rritjen e zjarrit”, është shprehur Muharremaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat