Veprimtari nga Amerika reagon ashpër për “Open Ballkan”, e quan tradhëtar Ramën

Aktuale

Veprimtari nga Amerika reagon ashpër për “Open Ballkan”, e quan tradhëtar Ramën

Nga: M.H. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 09:45
Edi Rama

Veprimtari nga Amerika, Ramzan Bekteshi përmes një shkrimi në facebook ka reaguar në lidhje me “Open Ballkan”.

Bekteshi e quan tradhti veprimin e Ramës karshi Kosovës, pasi sipas tij ai shkeli mbi gjakun e heronjeve e martirëve të rënë duke bashkëpunuar me autorin që kreu gjenocid në Kosovë, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë që Rama ka humbur rrugën, pasi në vend që të bashkëpunojë me Kurtin, po e bën me Vuçiqin.

Ndër të tjera, Bekteshi “Open Ballkan” e quan Ballkani i Mbyllur, e ‘samiti’ i tyre ishte një komedi si ajo ‘Ëndrra e një nate vere’ e Shekspirit, një dualitet midis fantazisë dhe realitetit ku shpërfaqet realiteti dhe iluzioni i menaxhuar tmerrësisht keq.

Shkrimi i plotë

Trilogjia e trojkës, ‘Open Balkan’

Tradhtia definohet si një krim që tregon mbështetjen e qartë të armiqve gjatë kohës së udhëkryqeve kombëtare, gjate sundimit, luftës dhe paqes (ai qe del kundër atdheut duke u bashkuar me armikun). Thuhet se tradhtaret janë më të rrezikshëm se armiqtë, dhe se tradhtia kurrë nuk vjen nga armiqtë tuaj.

Ballkani i Hapur i trojkës në Shkup është një metafore për Ballkanin e Mbyllur, një antidot për të amnistuar krimet serbe, një shfajësim të liderit serb, dhe një trilogji tragjike e hapjes me Rusinë.

Në Shkup KM shqiptar veproi turpshëm dhe në interes të një vendi tjetër kundër interesave të Shqipërisë dhe Kosovës, prandaj për ndërgjegjen tonë kolektive kjo mund të kualifikohet si një akt antikombëtar.

Kryeministri ynë veproi poshtërsisht me vendimin e tij neveritës, duke shkelur mbi gjakun e heronjve e martirëve të rënë, duke përbuzur edhe të gjallët, familjet e viktimave.

Pse vendosi kryeministri ynë t’i varrosi armiqësitë me ata që krijuan aq shume varre, pse ndihej ai aq komod e i buzëqeshur, i lumtur krahë-për-krahë me autorin e masakrave. Pse vendosi ai ti amnistoj krimet e tyre, dhe ti harroj mizoritë tona kolektive, pse KM ynë do t’ia zgjasë jetën politike Vuçiqit.

Derisa Vuciq ia refuzon Kurtit çdo propozim për paqe me Kosovën, Rama verbërisht e pa kusht e përkrah Vuçiqin duke dashur ta shndërroj në njeri të paqes, kriminelin që realisht do të duhej të ishte në Hagë për krim kundër njerëzimit. Z. Rama i beson Vuciqit në mënyrë të verbër dhe ai në Shkup tha para botës: se ‘ne nuk kemi probleme’.

Për çfarë djalli kufijsh të lirë flasin Rama dhe Vuçiq, kur Serbia në kushtetutën e vet Kosovën e konsideron si pjesë të saj. Për çfarë Open Balkan flet Vuciqi, kur ai tërë kohën punon për bosnjizimin e Kosovës përmes Zajednicës, pse Rama dëshiron ta rehabilitoj Vuçiqin, në vend se ai të përgjigjet për krime kundër njerëzimit.

Rama e ka humbe rrugën, kur takimet e Prizrenit i devijoi e n ‘a doli në Shkup e Novi Sad, duke biseduar me Vuçiqin, por duke i mohuar vëllezërit e vet në Prishtine. Tani, ish-minishengeni tij mbetet si një relikt që e trajton Kosovën si një humnerë e jo shtet, sepse kështu e do edhe Rusia, sepse Serbia pas gjenocidit në Kosovë, në kohë paqe Kosovës ia ka rezervuar vetëm mohimin dhe lansimin e kërcënimeve ditore.

Rama i ziu, me aktin tij prej qyqari, duke përkrahur Open Balkan, ia hapi zemrën e tij ‘gjeneroze’ Serbisë, ia hapi tokën, detin Serbisë, ia hapi tregun e zi për shitje e skllavërim të vajzave shqiptare, serbeve pleq, e të varfër, që s’i lejojnë gratë e tyre, skllavet shqiptare t’u flasin shqip fëmijëve të vet.

Pse kryeministri Rama ia përplasi RAMpën/traun pamëshirshëm Kosovës, derisa Vuçiqit ashtu si Bregoviqit ia fali çelësin e Tiranës dhe Shqipërisë.

Ballkani i hapur është Ballkani i Mbyllur me Ramen, Vuciqin e Zajevin, e ‘samiti’ i tyre ishte një komedi si ajo ‘Ëndrra e një nate vere’ e Shekspirit, një dualitet midis fantazisë dhe realitetit ku shpërfaqet realiteti dhe iluzioni i menaxhuar tmerrësisht keq.

KM Rama për shërbimin e tij të merituar ndaj Serbisë, kur të kaloj në amshim, vetëm se ia ka siguruar varrit të tij trëndafilat serbe, ashtu si Esad Pashë Toptanit në Paris, derisa shqiptarët do t’ia përmjerrin rrasën e varrit të tij derisa të zë myshk.

‘Ra ky mort dhe u pamë’ se sa të përçarë janë shqiptaret. PDK-së veprimet e Ramës nuk ia prishën terezinë. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti heshti, e heshtja është aprovim, ai vazhdoi të mos ia prishi as Zajevit as Ramës disponimin edhe kur e kanë keq.

Dhe për fund, siç na kujton filozofi spanjoll George Santayana, ata që nuk arrijnë të studiojnë historinë janë të dënuar ta përsërisin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat