Kritikat e opozitës, Mulhaxha: Po flasin sikur qeveria të ishte në fund të mandatit

Aktuale

Kritikat e opozitës, Mulhaxha: Po flasin sikur qeveria të ishte në fund të mandatit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 11:37
Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se opozita po kritikon qeverinë sikur ajo të mos kishte kaluar 100 ditët e para të qeverisjes.

“Po kritikojnë sikur qeveria të kishte një mijë e 460 ditë në qeverisje, pra po flitet sikur për periudhën katërvjeçare”, është shprehur ajo.

Në fjalën e saj Mulhaxha ka përmendur pakot ekonomike të miratuara nga qeveria, ndërkaq ka përmendur edhe procesin e vaksinimit si sukses të ekzekutivit.

Ajo ka inkurajuar qytetarët që ta vaksinohen kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat