Mundësohet punë praktike për 900 të rinj

Aktuale

Mundësohet punë praktike për 900 të rinj

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 12:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë kanë hapur Muajin e Rinisë i cili mundëson punë praktike dhe aftësim për tregun e punës për 900 të rinj.

Në hapjen e këtij muaji ishte i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se të rinjtë e Kosovës janë ambasadorët më të mirë që ka shteti ynë.

Ai tha se qeveria që udhëheqë ai si kurrë më parë po investon në potencialin e brezit të ardhshëm, derisa theksoi se synim i tyre mbetet lidhja e të rinjve me tregun e punës.

Kurti: Kosova nuk gëzon ambasadorë më të mirë se sa të rinjtë

“Shteti i Kosovës nuk gëzon ambasadorë më të mirë, falë tyre emri Republika e Kosovës dhe simbolet tona shtetërore vazhdimisht paraqiten krah për krah me shtetet e zhvilluara në arnën ndërkombëtare. Por, përtej paraqitjes fuqia e rinisë sonë është brenda kufijve të vendit tonë për ta formësuar shtetin tonë dhe për ta shtyrë atë përpara drejt zhvillimit… Pakoja e ringjalljes ekonomike që kemi miratuar gjithsej ka vlerën 1.1 miliardë euro, të rinjtë do të përfitojnë përmes skemës dhe punësimit të garantuar për të rinjtë e cila do të fillojë të zbatohet së shpejti. Përmes kësaj skeme qeveria do të subvencionojë pagat dhe kontributet për çdo 12 muaj për çdo të ri që punësohet për herë të parë. Po ashtu, në kuadër të pakos të ringjalljes MKRS do të ndajë 2.5 milionë euro në projektet e organizatave dhe individëve ku përfitues dhe pjesëmarrës do jenë të rinjtë, një pjesë e mirë e këtij fondi do t’i dedikohet projekteve që rrisin përfshirjen e të rinjve në tregun e punës përmes trajnimeve, granteve dhe programeve për punë praktike, ne jemi zotuar për lidhjen e tregut të punës me arsimimin profesional në mënyrë që ta urëzojmë hendekun e shkathtësive kur të rinjtë të përfundojnë fakultetin të kenë edhe një vend pune adekuat”, tha ai.

Ambasadori i Republikës së Austrisë, Christoph Weidinger, u shpreh se të rinjtë janë pasuria më e madhe e Kosovës.

Sipas tij, përmes këtij programi do të trajnohen në fusha të ndryshme 530 të rinj, prej tyre 55% vajza dhe gra.

Weidinger: Të rinjtë janë pasuria më e madh në Kosovë

“Besoj që ky muaj i të rinjve ‘Kosovo Generation unlimited’ është një instrument i mrekullueshëm për të arritur një objektiv të përbashkët me të rinjtë në Kosovë që ndjekin ëndrrat e tyre në jetë. Pra, asgjë pa ne është një slogan kështu që ne sot jemi për të rinjtë dhe me të rinjtë, të rinjtë janë aseti apo pasuria më e madhe në Kosovë dhe më vjen mirë që Austria është mbështetësi më i madh i të rinjve i programeve të UNICEF-it në Kosovë… Sa i përket aktiviteteve të ‘Generation unlimited’ më vjen mirë që gjatë këtij viti synojmë që t’i aftësojmë dhe trajnojmë 530 adoleshentë vajza dhe djem dhe gra e burra, 55% e të cilëve janë vajza she gra të reja, dhe t’i vendosim ata në praktikë profesionale në kompani të ndryshme”, tha ai.

Shefi i zyrës së UNICEF -it në Kosovë, Shpend Selimi tha se përmes këtij granti do të mundësohet aftësimi për tregun e punës edhe për 900 të rinj të cilët do kryejnë punë praktike në 110 subjekte publike dhe private.

Selimi: 900 praktikantë do vendosen në mbi 110 subjekte private dhe publike

“Sot ne po lansojmë grantin e dytë të programit Kosovo Generation unlimited që u sigurua fal mbështetjes dhe donatorit tonë të kahershëm Agjencisë Austriake për Zhvillim. 900 praktikantë do vendosen në më shumë se 110 subjekte private dhe publike. Ky program mbështet tranzicionin nga shkolla në punë dhe pajisë të rinjtë dhe aftësi dhe njohuri të caktuara për të qenë në përputhje me trendet globale dhe për t’iu përshtatur nevojave të tregut lokal”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat