Këta janë emrat që Qeveria ia propozon Kuvendit për anëtarë të Bordit të Agjencisë së Privatizimit

Aktuale

Këta janë emrat që Qeveria ia propozon Kuvendit për anëtarë të Bordit të Agjencisë së Privatizimit

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 13:38
Qeveria Kurti

Qeveria ka miratuar propozimin e kandidatëve për bord të Agjencisë së Kosovës për Privatizim.

Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se ky do të jetë bordi i fundi t i AKP-së.

“Në programin qeverisës kemi paraqitur ndryshim rrënjësor. Pas miratimit në Kuvend ky bord do të ketë përgjegjësi për këtë transformim. Jo vetëm procesi i privatizimit ka paraqitur probleme. Gjithashtu në qershor të vitit 2012 edhe kreu i kësaj agjencie pat përjetuar vdekje të dhunshme duke marrë lëndime me thikë. Po i propozojmë Kuvendin bordit e drejtorëve të Agjencisë së Privatizimit. Presim të ndërmarrin masa”, ka thënë ai.

“Pas aprovimit vendimi me kandidat i procedohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim”.

Emrat të cilat qeveria ka propozuar për t’u bërë anëtarë të këtij bordi janë si vijon: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat