Kurti përmend rastin e therjes së Dino Asanajt, tregon se çka pësoi vendi nga privatizimi i egër

Aktuale

Kurti përmend rastin e therjes së Dino Asanajt, tregon se çka pësoi vendi nga privatizimi i egër

Nga: M.L. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:36
Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria i ka propozuar Kuvendit bordin e ri të drejtorëve të AKP-së.

“Për një shoqëri demokratike e që i jep mundësi zhvillimit e progresit, sot i propozuam Kuvendit bordin e ri të drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP). Ky vendim nis përgatitjen e transformimit të kësaj agjencie dhe ndaljes së tjetërsimit zhvatës të pronës e pasurisë sonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Ai tha se privatizimi i egër që nisi në vitin 2002, nuk ishte brutal vetëm nga aspekti socio-ekonomik.

“Në qershor 2012, ish kreu i AKP-së u gjet i therur me 11 të rëna të thikës në një vdekje të dhunshme që ende mbetet enigmatike.  Kosova duhet të lëvizë drejt Fondit Sovran dhe Agjencisë e Bankës Zhvillimore. Nuk do të jetë lehtë dhe as s’e bëjmë dot përnjëherë. Mirëpo, ndryshimi për të cilin votuan qytetarët dhe programi ynë qeveritar janë rruga e së ardhmes. Andaj, ky edhe është bordi i fundit i AKP-së”, ka përfunduar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat