Frymëzuesi i tigrave të Arkanit do t`u performojë në qytet, kjo është thirrja për Korçarët

Aktuale

Frymëzuesi i tigrave të Arkanit do t`u performojë në qytet, kjo është thirrja për Korçarët

Nga: M.L. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:47
Goran Bregoviç

Publicisti Rexhep Shahu, ka komentuar ftesën që i është bërë këngëtarit serb Goran Bregoviç për të performuar në Festivalin e Birrës në Korçë.

Shahu ka rikujtuar se Bregoviçit i është dhënë çelësi i Tiranës nga kryeministri Edi Rama, ndonëse ka bërë një këngë që frymëzonte tigrat e arkanit për masakrat kundër shqiptarëve.

“Këngëtari serb që Edi Rama i ka dhënë Çelësin e Tiranes, autor i këngës Kallashnikov që frymëzonte tigrat e Arkanit dhe ushtarët serbe në masakra kundër shqiptarëve ftohet në Korçë në festën e birrës Korça”, shkroi Shahu.

Ai tha se po ta dinin qytetarët e Korçës këtë fakt do të duhej ta bojkotonin koncertin.

“Them se po ta dinin qytetarët korçare, me e pakta do ta bojkotonin koncertin e Bregoviqit e mbase edhe birrën Korça”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat