"Lutfi Haziri mbetet 'shkolla gjermane' e LDK-së"

Aktuale

"Lutfi Haziri mbetet 'shkolla gjermane' e LDK-së"

Nga: H.O. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 16:55
Lutfi Haziri

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta, në një postim të tij në Facebook ka lavdëruar kandidatin e LDK-së për Gjilanin, Lutfi Hazirin.

Meta shkruan se, Luta është kampion si në LDK, në institucionet shtetërore si dhe jetën private.

Meta tutje, shkruan për bashkëpartiakun e tij se Lutfi Haziri secilin post e ka fituar me vota të veta, qoftë kur ishte Zv. KM, qoftë Minister apo Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së!

Lutfi Haziri është sërish kandidat i LDK-së për të parin e Gjilanit, pozitën të cilën e mban aktualisht.

Postimi i plotë i Bardhyl Metës;

… kryetarin, Lutfi Hazirin - e kemi champ - ne jetën LDK-iste dhe shtetërore Institucionale, sikurse edhe në jetën private!

Luta është Champ - dhe si Champion - ka edukuar breza e breza te LDK-es: “s’ka dhuratë në mbledhjen të votave”!

- Luta, Gjithherë dhe çdo post politik e ka, me Vota të fituara vet - qoftë kur ishte Zv. KM, qoftë Minister apo Kryetar i Grupit Parlamentar të LDK-së!

Kemi qenë dhe jemi shokë e miq të ngushtë, deri në privatësinë familjare - s’jemi pajtuar e kemi polemizuar rreth temave të caktuara, të shumta - por Lutfi Haziri mbetet “shkolla gjermane dhe e CDU-së” e karrierës politike në LDK dhe gjetiu ne parti Kosovare…!

Urime Kryetar +4/Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat