Vetëvendosje njofton thyerjen e këtij rekordit në Kosovë

Aktuale

Vetëvendosje njofton thyerjen e këtij rekordit në Kosovë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:12
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se sot është thyer rekordi ditor për vaksinime.

Nga LVV kanë thënë se numri i qytetarëve që po vaksinohen kundër COVID-19 është në rritje.

Ndërsa, Vetëvendosje ka thënë se duhet të shohet numri i qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që në vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar.

Shkrimi i plotë:

Thyhet rekordi ditor!

17.322 vaksinime brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë. Numri i qytetarëve tanë që po vaksinohen kundër Covid-19 është në rritje, çdo ditë po shohim një numër më të lartë të tyre dhe kjo është shenjë e mirë marrë parasysh rrezikut që na kanoset me variantin delta që edhe te ne ka filluar të përhapet. Duhet ta shtojmë numrin e qytetarëve të vaksinuar në mënyrë që vjeshtë të jemi sa më shumë të imunizuar. Çdo vonesë dëmton e rrezikon seriozisht si shëndetin ashtu edhe ekonominë tonë që mund të mbyllet sërish, andaj caktoni terminin dhe vaksinohuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat