Haxhi Avdyli publikon emrin: Sot Kosova ka një kriminel më pak, vendin e ka në burg...

Aktuale

Haxhi Avdyli publikon emrin: Sot Kosova ka një kriminel më pak, vendin e ka në burg...

Nga: P.R Më: 3 gusht 2021 Në ora: 18:51
Haxhi Avdyli

Dardan Nuhiu është shkarkuar së fundi nga pozita e Drejtorit të Inteligjencës Financiare. E pas shkarkimit të tij, përmes një postimi në facebook ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli.

Sipas tij, Dardan Nuhiu, të cilin Avdyli e quan kriminel, është njeriu i Bedri Hamzës, deputetit të PDK-së.

"Degjone në dorë të kujt ia kemi lënë udheheqjen e shtetit për 20 vite. Drejtori i Intelegjences financiare i emëruar nga Bedri Hamza, dhe PDK, manipulon e shantazhon me portale e media. Ai sot u shkarkua. Sot Kosova ka një kriminel me pak ne pozita shtetërore por vendi i sojit të tij është BURGU”, ka shkruar Avdyli, i cili ka shpërndarë një lajm ku sfaqen përgjjimet e Dardan Nuhiut duke treguar se si i ndikon personat e caktuar nëpër institucione dhe gjithashtu e ka në plan kapjen e sistemit medial në Kosovë.

E shkarkimin e Nuhiut e ka bërë të ditur Ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Pas shqyrtimit të audioincizimeve të publikuara në media dje e sot, të cilat implikojnë Drejtorin e Njësisë për Inteligjencë Financiare, Bordi Mbikëqyrës, në mbledhjen e mbajtur sot, morri vendim që të njëjtin ta shkarkojë me efekt të menjëhershëm”, ka shkruar Ministri Murati, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat