Dalin detaje se si ndodhi aksidenti në Ferizaj ku vdiq një 17-vjeçar

Aktuale

Dalin detaje se si ndodhi aksidenti në Ferizaj ku vdiq një 17-vjeçar

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 19:36
Ilustrim

Një 17 vjeçar ka vdekur dhe një 21 vjeçar është lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Talinoc të Muhaxherëve në Ferizajt.

Detaje si se ka ndodhur ky aksident tragjik ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot rreth 06:50 në fshatin Talinoc të Muhaxherëve ka ndodhur një aksident komunikacioni përfshirë një automjet civil të udhëtarëve ku për pasojë ka humbur jetën një 17 vjeçar që ishte pasagjer, derisa lëndime ka marrë drejtuesi i këtij automjeti. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur automjeti u udhëtarëve ka lëvizur nga fshati Pojatë në drejtim të Ferizajt derisa posa ka arritur në fshatin Talinoc për shkaqe të panjohura humb kontrollin ndaj automjetit dhe del jashtë rrugës duke goditur një shtyllë elektrike të betonit”.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat