Evakuohen banorët e Rugovës, FSK dhe Policia dalin në vendin e ngjarjes, reagon edhe Muhaxheri

Aktuale

Evakuohen banorët e Rugovës, FSK dhe Policia dalin në vendin e ngjarjes, reagon edhe Muhaxheri

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 20:11
Ilustrim

(E plotësuar 20:28) - Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë thirrje që të mos vizitohet Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit derisa gjendja me vatrat e zjarrit të vihet nën kontroll.

Peja është rajoni më i prekur nga vatrat e zjarrit, ndërkohë që vatra të zjarrit janë hapur në zonën e Rugovës, ndërsa sipas banorëve atje, këtë herë flakët janë në afërsi të shtëpive. Muhaxheri ka thënë se gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.

“Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta po vazhdon. Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Brodiqit) përveç zyrtarët e institucioneve kompetente.”, ka shkruar ai në facebook.

Evakuohen banorët e Rugovës, FSK dhe Policia dalin në vendin e ngjarjes

Pasditen e sotme një zjarr është aktivizuar edhe në Rugovë të Pejës.

Banorët të cilët ishin të rrezikuar nga zjarri tashmë janë evakuuar.

Ekipet e shpëtimit, FSK dhe Policia kanë ndihmuar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre. Të njëjtit janë nisur për në qytetin e Pejës.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje për ta lokalizuar zjarrin.

Është raportuar se aktualisht në Kosovë janë aktive edhe katër vatra të zjarrit. Ndërsa në Shqipëri është shënuar edhe viktima e parë nga zjarri që ka kapluar vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat