Paralajmërohet “pushtimi” i Ballkanit Perëndimor nga Rusia

Aktuale

Paralajmërohet “pushtimi” i Ballkanit Perëndimor nga Rusia

Nga: A.M. Më: 3 gusht 2021 Në ora: 20:45
Pamje nga takimi në Shkup

Analisti politik, Faton Mehmeti, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ai ka thënë se Rama po përdorët nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kundër interesave të shqiptareve.

Ndërkohë, ai ka treguar se çfarë interesa duhet t`i ketë Rama.

Postimi i plotë: 

Edi Rama, me apo pa vetëdije po përdoret nga Vuçiqi kundër interesave të shqiptareve.

Kryeministri i Shqipërisë duhet të ketë mbi çdo gjë interesin e shqiptareve kudo që janë, jo të bëhet pjesë e ideve të vjetra sllave për dalje në det, duke ndikuar në fuqizimin ekonomiko-ushtarak të Serbisë, përmes saj edhe "pushtim" të Ballkanit Perëndimor nga Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat