10 familje të Rugovës po rrezikohen nga zjarri

Aktuale

10 familje të Rugovës po rrezikohen nga zjarri

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 23:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Përfaqësuesi i pesë fshatrave të rajonit të Rugovës së Pejës, Agron Nikqi tha se situata në fshatin Shtupeq i Madh është alarmante për banorët të cilët gjenden në afërsi të vatrave të zjarrit por edhe për ambientin.

“Gjatë gjithë ditës kanë qenë KFOR-i dhe FSK-ja që kanë tentuar ta shuajnë zjarrin dhe parashihet një rrezik i madh nëse vazhdon era e madhe që po e fuqizon zjarrin. Duhet një veprim i menjëhershëm që duhet të evakuohen banorët të cilët janë të rrezikuar”, është shprehur Nikqi.

Nikqi tha se në rrezik janë 10 familje të asaj zone, ku zjarri më i fuqishëm është në pjesën mes fshatit Shtupeq i Madh dhe bjeshkës që gjendet në atë pjesë.

“Në rrezik janë 10 familje që janë afër vatrës së zjarrit ku kanë edhe bagëti.  Zjarri më i fuqishëm është në pjesën mes fshatit Shtupeq i Madh dhe bjeshkës, ku banorët e këtij fshati jetojnë aty gjatë verës, mirëpo situata është mjaft e rëndë dhe vetëm me helikopter po mund të shuhet zjarri në këto pjesë për shkak të terrenit të papërshtatshëm”, është shprehur Nikqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat