Nazarko: Kurti dhe Rama ruajtën korrektësinë në etiketimin e njëri-tjetrit

Aktuale

Nazarko: Kurti dhe Rama ruajtën korrektësinë në etiketimin e njëri-tjetrit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 00:56
Mentor Nazarko

Analisti politik Mentor Nazarko ka thënë se për kundërshtitë që kanë kryeministri Albin Kurti me homologun e tij shqiptar Edi Rama për çështjen e “Open Balkan” kanë ruajtur megjithatë korrektësinë në komunikimin publik.

“Po themi me maturi që në nivel të komunikimit publik, qoftë Kurti, qoftë Rama, kanë ruajtur prapë se prapë një lloj korrektësie në etiketimin e njëri-tjetrit”.

Nazark ka thënë se do të duhet që në të dyja narrativat dominuese në hapësirat shqiptare, ajo e Kurtit dhe e Ramës, duhet të gjenden pikat e përbashkëta.

“Kurti e ka konsideruar që me instrumentet ekzistuese në nivel të Ballkanit që janë procesi i bashkëpunimit në Europën Juglindore, me Procesin e Berlinit apo CEFTA-n, nuk ka mundësi që marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit të zhvillohen drejtësisht dhe për këtë arsye Kurti e ka propozuar një instrument të ri, të quajtur SEFTA. Kjo është një zgjidhje sipas Kurtit, një zgjidhje për historinë që fillon me Kurtin. Kurse “Balkan Open” është variacion mbi temën, pra është e njëjta gjë, por Kurti do të demonstrojë që ai do të imponojë Ballkanit ato idetë e veta, pa autokrat, pa kriminelë lufte. Një përsëritje të këtyre koncepteve kurti e tha edhe kohët e fundit. Këto iniciativa janë variacion mbi temën dhe tema është që vendet e Ballkanit duhet të heqin barrierat. Kurti ndoshta është duke thënë të njëjtën gjë, madje në një kuptim koncpetual ajo çfarë propozon Kurti, SEFTA, është më e avancuar në pikëpamjen e ndërlidhjes ballkanike sesa ajo që është aktualisht”.

Derisa për vizitën e ish-emisarit amerikan Richard Grenell në Serbi dhe Shqipëri, Nazarko tha se ka ardhur për çështje biznesore, një gjë të cilën e bëjnë shumë ish-zyrtarë të vendeve me ndikim siç është SHBA dhe se janë në të drejtën e tyre që të shfrytëzojnë njohjen njerëzore dhe njohjen e kontekstit për të zhvilluar biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat