Demush Shasha i reagon Ramës, ja si e quan

Aktuale

Demush Shasha i reagon Ramës, ja si e quan

Nga: M.H. Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:14
Demush Shasha

Zjarret kanë filluar të paraqesin problem për Shqipërinë pasi që një pjesë e madhe e vendit është kapluar nga ato.

BE-ja ka njoftuar që do ta ndihmojë Shqipërinë për ta kaluar sa më lehtë këtë gjendje të vështirë.

E në lidhje me këtë ka reaguar Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, i cili ia përmend Ramës deklaratën që ai bëri gjatë takimit për Mini-Shengenin, ku tha se Vuçiq është i mirë dhe ka hedhur poshtë BE-në, përcjell “Bota sot”.

Ai shton se me këtë deklaratë të tij, dhe veprimin e BE-së në këtë rast, shohim që Rama është shkurtpamës sa herë që zgjedh të bëjë politikë.

Postimi i plotë

Tani pse nuk vije Serbia të ndihmojë Shqipërinë, por prapë, sikur në rastin e tërmetit, në ndihmë i del BE-ja?

Javën e kaluar në takimin e Mini-Shengenit u proklamua si sukses pikërisht një marrëveshje bashkëpunimi në raste të fatkeqësive. Plus, Rama tha Vuçiq i mirë, e BE-ja e poshtër.

Në rastet e katastrofave kur duhet shpëtuar jetët e njerëzve nuk ka vend për politik, por ky zhvillim i fundit, ekspozon shkurtpamësinë e Rames sa herë që zgjedh të bëjë politikë ditore me aspiratat strategjike të popullit të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat