Mehaj pret në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë

Aktuale

Mehaj pret në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë

Nga: A.SH Më: 4 gusht 2021 Në ora: 13:21
Foto nga takimi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič.

Ata u pajtuam që bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve, përveç fushave tjera të thellohet edhe më tej në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Postimi në Facebook:

Sot prita në takim ambasadoren e re të Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič të cilës i urova mirëseardhje dhe e sigurova për bashkëpunim të plotë nga pozitat respektive.

Me këtë rast, ambasadores Benedejčič i shpreha mirënjohjen për kontributin e Sllovenisë, si vend anëtar i NATO-s me trupat ushtarake në kuadër të KFOR-it, si dhe për angazhimin e oficerëve slloven në kuadër të NALT-it. Gjithashtu e njoftova edhe me të arriturat e përgjithshme dhe zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe qëllimet e mia strategjike për të ardhmen.

Nga ana e saj, ambasadorja Benedejčič shprehu gatishmërinë e saj për mbështetje në procesin e anëtarësimit në iniciativat dhe organizatat ndërkombëtare të sigurisë dhe ofrimin e përvojës së tyre për proceset integruese në NATO dhe BE.

Në fund të dy u pajtuam që bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve, përveç fushave tjera të thellohet edhe më tej në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat