Pse s’po ndërhyn policia në veri për punën e kriptovalutave? Flet Kusari-Lila

Aktuale

Pse s’po ndërhyn policia në veri për punën e kriptovalutave? Flet Kusari-Lila

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:27
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka shpjeguar arsyen se pse Policia e Kosovës nuk ndërhynë në veri të vendit në lidhje me dyshimet se energjia elektrike në veri po keqpërdoret për prodhimin e kriptovalutave.

“Çështja e mos pagesës së rrymës në veri, diskutimi i jonë i parë sa i përket rrymës ka qenë që se pse me u rrit rryma në verë kur kjo nuk rregullohet kështu e vetmja arsye që është thënë ka qenë se ato banesa nuk janë të banueshme, janë vetëm për kriptomining. Policinë nëse e dërgon, për çka e akuzon. Nëse ja merr pajisjet për shfrytëzim të energjisë, të thotë pse spo ja merr edhe kojshisë makinën e teshave ta marr shembull.

Ne kemi mendu që kjo do duhej të jetë e rregullume që ne të kemi mundësi të reagojmë kur kemi këso lloj keqkuptime”, tha Kusari.

“Ne e kemi inicu si proces legjislativ është edhe çështja e edukimit ne nuk jemi shumë që i dim detajet e procesit edhe për këtë është detyra jonë me ofru qartësi edhe mbrojtjeje për qytetarët e Kosovës, d.m.th edukimin që e konsiderojmë të rëndësishëm, pra të paktën në nivel të trajtimit dhe të edukimit të bëhet diçka pikërisht në këtë mbledhje”, deklaroi Kusari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat