Lajmi i fundit: Rriten frikshëm rastet me Covid-19 në Kosovë

Aktuale

Lajmi i fundit: Rriten frikshëm rastet me Covid-19 në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Një person ka vdekur dhe 221 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ndërsa janë shëruar 21 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë i MSH:

04 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat