Ish-agjenti i SHIK-ut tregon kush i paralajmëroi Thaçin e Veselin në vitin 2003, por kjo që tani paralajmëron është e tmerrshme

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut tregon kush i paralajmëroi Thaçin e Veselin në vitin 2003, por kjo që tani paralajmëron është e tmerrshme

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 15:42
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se në vitin 2003 dhe 2004 i kishin paralajmëruar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Adem Grabovcin për këtë që tani ka ndodhur me ta.

Miftari shkruan në Facebook se, në atë kohë, atyre u kishin thënë se e ardhmja do t’i demaskoj, dhe se një ditë do të bien...

Miftari thotë se, paralajmërimi i tyre ishte që miqtë ndërkombëtarë të tyre do t’i shkelin kur atyre nuk u duhen më.

Ai thotë se nuk ka nevojë as që t’i akuzojnë pasi që duke tentuar të mbijetojnë do ta shkelin secili njëri tjetrin.

Postimi i plotë:

I paralajmëruam në kohen 2003/2004 kur Thaçi, Veseli, Grabovci mendonin se e kanë arrit edhe Zotin në qiell kur mendonin se politika e botës nuk bahet në Uashington, Nju Jork, Berlin, dhe në Londër, por bahet në Brojë dhe në Broboniq, ? si Thaçit, Veselit, Grabovcit ju kemi thanë se koha e ardhmja do ti demaskoj maskat e tyre dhe secilën dit që kalon ne' do të jemi ma të fort ata ma të lig.

Ne do të jemi ma shumë dhe ata do të mbesin ma pak dhe në fund do të mbesin vetëm, nuk do të ketë fare nevojë që ne të ju shkelim, ti ndyjmë çizmet tona pasi miqtë e juaj të huaj do të iu shkelin vet pasi atyre nuk i duheni më, nuk do të ketë nevojë as të ju akuzojmë as të ju varrosim pasi ju do ta shkelni e varrosni vet njëri tjetrin duke tentuar të mbijetoni secili për veti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat