U tha se vëllai i tij është fajdexhi i njohur në Vranjevc, reagon zëvendësministri i Drejtësisë

Aktuale

U tha se vëllai i tij është fajdexhi i njohur në Vranjevc, reagon zëvendësministri i Drejtësisë

Nga: A.M. Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:13
Blerim Sallahu

Gjatë ditës së sotme u raportua se vëllai i zëvendësministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu është i njohur për fajde në lagjen Vranjevc.

Siç raportojnë mediat, Rrahim Sallahu gjatë periudhës 2011-2015 është akuzuar për fajde dhe armë mbajtje pa leje.

Për këtë ka reaguar, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ku ka folur për proceset gjyqësore ndaj vëllait të tij.

Ai në një postim në Facebook, ka dhënë disa sqarime, duke theksuar se këto lajme janë të porositura kundër tij.

Postimi i plotë:

Deklarim me shkas ndaj lajmeve të porositura që u publikuan në media gjatë ditës:

Lidhur me procesin gjyqësor ndaj vëllaut tim, e ndiej për obligim të sqaroj se:

- Rasti i përfolur është i vitit 2012;

- As atëherë e as sot unë nuk jetoj e nuk kam jetuar me vëllaun;

- Në periudhën në fjalë, madje nuk kam qenë fare as në Kosovë, me ç'rast kam qenë për studime jashtë vendit;

- Edhe sipas parimeve ligjore, kushtetuese e ndërkombëtare, unë jam përgjegjës vetëm për veprimet e mia personale dhe përgjegjësia është tërësisht individuale dhe vetëm individuale!

Për fund, si zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë, unë punoj me përkushtim të plotë për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë i cili duhet të veprojë ndaj çdo personi pa dallim, në mënyrë të pavarur dhe vetëm mbi bazën e provave, fakteve relevante dhe ligjeve në fuqi!

Nga ky mision, nuk mund të më ndalin as ata që përmes shantazheve e fabrikimeve tentojnë të na lëkundin nga lufta për ta bërë shoqërinë tonë të lirë nga krimi e korrupsioni!

Shantazhet që duan t'i manifestojnë edhe si kërcënime, në fakt vetëm më motivojnë për ta shtuar angazhimin edhe më shumë për ta çkapur sistemin prokurorial e gjyqësor, në mënyrë që të mos ketë hapësirë për pronarët e portaleve të caktuara që në fakt janë pseudogazetarë e funksionojnë si sekserë të "pastrojnë figura", siç po mësojmë nga përgjimet që janë motori i sulmeve të orkestruara ndaj meje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat