Rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, alarmon biznesmenin Burim Piraj: Vaj halli...

Aktuale

Rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, alarmon biznesmenin Burim Piraj: Vaj halli...

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:27
Burim Piraj

Dy ditë e fundit në Kosovë, kemi shënuar një rritje mjaft alarmuese të rasteve të reja me COVID-19.

Mbi 200 ka shkuar numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit.

E natyrisht kur rritet numri i të infektuarve Qeveria fillon strategjinë e saj me masa për parandalimin e mëtutjeshëm të infektimit të qytetarëve.

E masat e para që mund të merr Qeveria është edhe mbyllja e vendit.

Kjo e ka alarmuar biznesmenin nga Kosova, Burim Piraj.

Ai thotë se Kosova nuk ka ekonomi që e përballon mbylljen.

“Vaj halli me u mbyll vendi edhe njëherë shkaku i COVID-19! Nuk kemi ne ekonomi që e përballon!

Gjermania po ballafaqohet me mungesë të lëndës së parë që është superfuqi ekonomike e si do të bëhet halli me të tjerët!”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat