Rifati e ‘frymëzon’ Bekimin përballë Sami Lushtakut!

Aktuale

Rifati e ‘frymëzon’ Bekimin përballë Sami Lushtakut!

Nga: N.Sh Më: 4 gusht 2021 Në ora: 17:44
Raifat Jashari, Bekim Jashari, Afrim Nura dhe Bahriu

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, në zgjedhjet e tetorit për kryetar komune, do të përballet me rivalin e tij, Sami Lushtakun.

Lushtaku i cili kandidon me PDK-në, kundër Bekim Jasharit, kohën e fundit ka filluar të zbehet përkrahja për të, pasi që, shkuarja për vizitë e Rifat Jasharit tek Bekimi në komunën e Skenderajt, është parë si një goditje për të.

E sot, Bekimi ka publikuar edhe një fotografi tjetër me Rifat Jasharin, i cili duket që është edhe frymëzim për të.

“Pas një dite me shumë angazhime, nga një kafe me mixhën Rifat, nipin Bahriun dhe konsullin e Kosovës në Munchen, Afrim Nura, në Prekaz, në vendin që sa herë takohemi na shton me nostalgji e kujtime nga e kaluara jonë e lavdishme”, ka shkruar Bekim Jashari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ai tutje ka treguar për vizitat e hershme të Rifatit nga Gjermania në Kosovë.

“Atëherë kur mixha vinte nga Gjermania dhe  na ndihmonte në çdo aspekt, nga të ardhurat e familjes e deri tek kontributi i tij në çështjet kombëtare dhe mobilizimin tonë për çlirim”, shkruan tutje Bekimi.

“Kështu bashkë, në detyra të reja, në jetësim të idealit të dëshmorëve e martirëve të Lirisë’, përfundon postimin e tij, Bekim Jashari, i cili ka marrë përkrahje të madhe nga Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat