Flet banori i fshatit në Pejë që është përfshirë nga zjarri: Filloi para dy javësh, situata u përkeqësua këto ditë

Aktuale

Flet banori i fshatit në Pejë që është përfshirë nga zjarri: Filloi para dy javësh, situata u përkeqësua këto ditë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:56
Bekë Nikçi

Një banor i fshatit Shtupeq të Rugovës është deklaruar pasi zjarri i madh ka përfshirë këtë vend, derisa thotë se ndihen të rrezikuar.

Bekë Nikçi ka thënë se zjarri ka filluar para dy javësh, megjithatë, shton se situata është përkeqësuar ditëve të fundit.

“Situata ka qenë më e lehtë deri në 2-3 ditët e fundit kur era ka nisur të jetë më e fortë. Jeta ka nisur të vështirësohet, po rrezikohen shumë shtëpi që janë poshtë e ku ne jetojmë dimrit dhe verës, sikur edhe pjesa larë ku janë stanet. Po mundohemi të bëjmë maksimumin edhe ne banorët ku disa kemi qëndruar deri në mëngjes duke u munduar ta shuajmë zjarrin. Pas mesit të ditës situata po bëhet më e vështirë. Këto tri ose katër ditët e fundit ka dalë gjithçka jashtë kontrollit. Javën e parë zjarrfikësit e kanë pasur nën kontroll situatën, edhe pse terreni është shumë i vështirë dhe kanë bartur me çanta ujë ashtu si edhe banorët”, ka thënë ai.

Ndërkohë, vlen të përmendet se zjarri ka përfshirë disa zona të Kosovës, por situatë më e rëndë ka qenë në rajonin e Pejës dhe Suharekë.

Zjarrfikësit, policia dhe FSK-ja janë angazhuar për të vënë situatën nën kontroll, ku është arritur që të shuhen disa vatra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat