PDK mbledhë nesër Këshillin Drejtues

Aktuale

PDK mbledhë nesër Këshillin Drejtues

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 19:39
PDK

Partia Demokratike e Kosovës nesër do të mbaj mbledhjen e Këshillit Drejtues. Këtë e ka konfirmuar deputeti i këtij subjekti Bedri Hamza.

Në këtë mbledhje pritet që partia më e madhe opozitare në vend të zgjedh kryesinë e re të këtij subjekti.

Poashtu përveç përbërjes së kryesisë së re, pritet që të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.

Më 3 korrik, Memli Krasniqi ishte zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.

Kryetari akutal i PDK-së ka paralajmëruar risi në përbërjen e re të kryesisë së këtij subjekti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat