Dështon seanca, i akuzuari ngarkohet se vodhi kaçkavall dhe proshutë në vlerë 15 euro

Aktuale

Dështon seanca, i akuzuari ngarkohet se vodhi kaçkavall dhe proshutë në vlerë 15 euro

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 20:09
Ilustrim

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore shkaku se s’ishte ftuar në mënyrë të rregullt, Xhavit Blakaj, i cili ngarkohet se vodhi kaçkavall dhe proshutë në vlerë 15 euro.

Gjyqtarja e çështjes Lumnije Krasniqi konstatoi se nuk ka kushte ligjore për mbajtjen e shqyrtimit sepse gjykata nuk ka prova se i akuzuari Blakaj është ftuar në mënyrë të rregullt.

Bazuar në këtë gjyqtarja Krasniqi deklaroj se megjithëse ka dërguar urdhëresë për saktësimin e adresës, akoma nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa prezent në sallën e gjykimit ishte vetëm prokurori Remzush Latifi.

Në rrethana të tilla, gjykatësja Krasniqi mori vendim që kjo seancë të shtyhet në kohë të pacaktuar deri sa të sigurohet prezenca e palëve.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 15 maj 2018, akuzuari Balaj me qellim të përvetësimit të sendeve të huaja dhe vetës ti sjell dobi pasurore të kundërligjshme hynë në lokalin  ‘’Meridian Express’’ dhe merr djathin  ‘’ kaçkavallë’’ në vlerë prej 6.99 euro si dhe tri rriska proshutë në vlerë përj 8.4 euro dhe vepron duke ju shmangur pagesës tek arka.

Me këto veprime, prokuroria e ngarkon të akuzuarin Xhavit Blakaj se ka kryer veprën penale “vjedhja’’nga neni 325 par.2 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat