Konfirmohet kandidatura e Arben Vitisë për Prishtinën

Aktuale

Konfirmohet kandidatura e Arben Vitisë për Prishtinën

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 20:26
Arben Vitia

Asamblisti nga radhët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi, ka zyrtarizuar disi kandidaturën e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia, për kryetar të komunës së Prishtinës.

Azemi po ashtu njoftoi se gati në përfundim është edhe lista e kandidatëve për këshilltar komunal të Prishtinës.

Sipas tij, programi zgjedhor i këtij subjekti politik do të publikohet në ditët në vazhdim.

Azemi tregoi se në këtë program do të paraqiten problemet që shqetësojnë prishtinasit nëpër lagjet përkatëse ku banojnë dhe zgjidhja që do të ofrojë Vetëvendosje për hallet e tyre, si dhe do të ofrojë afat kohor për realizimin e projektit përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat