A duhet t’iu ndalohet hyrja në xhami personave që nuk vaksinohen?

Aktuale

A duhet t’iu ndalohet hyrja në xhami personave që nuk vaksinohen?

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 20:29
Fitim Flugaj

Mosmarrja e vaksinës kundër COVID-19 i ka kufizuar hyrjen në vende të caktuara shumë njerëzve në vende të ndryshme të botës, sidomos aty ku rreziku i përhapjes së virusit vdekjeprurës është i madh.

Por, a duhet që Bashkësia Islame e Kosovës të ndërmarrë masa të tilla kufizuese ndaj besimtarëve që nuk vaksinohet për t’i ndaluar që të marrin pjesë në lutjet që bëhen në xhami?

Teologu Fitim Flugaj, ka thënë se nuk iu lejohet ndalesa nga feja islame për të marrë një vendim të tillë.

“Dhuna apo imponimi në fe janë të ndaluar. Jeta e njeriut është më e shtrenjta gjë dhe është dhuratë e Zotit që duhet të ruhet në çdo formë. Natyrisht, nëpërmes këshillave duhet t’i udhëzojmë njerëzit dhe jo t’i përdorim ndalimet dhe lejimet, sepse për ato ka të drejtë vetëm Zoti. Duhet me këshilla ta vetëdijësojmë popullatën se sa me vlerë është jeta dhe shëndeti i njeriut”.

“Të marrësh vaksinën dhe të mbështetesh te Zoti është rruga që e preferon dhe rekomandon islami. Nuk lejon feja islame që menjëherë të merresh me ndalesa, sepse ai është i lirë për të hyrë në xhami”.

Por, Flugaj ka thënë se nëse institucionet vendore marrin vendim që ata që hyjnë në xhami duhet të dëshmojnë se janë të vaksinuar, atëherë këtë duhet ta zbatojnë.

Nëse BIK merr urdhra nga organet qeveritare dhe kërkojnë pasaporta e vaksinimit për të lejuar dhe ndaluar hyrjen, atëherë natyrisht do të shkohet në koordinim me të”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat